Lajme Shqip Thursday, 11 August 2011 14:49

Lubjanë – Ministrja sllovene e Punëve të Brendshme, Katarina Kresal, e cila të martën ofroi dorëheqje, dje publikoi se e braktis Qeverisë pas akuzave për korrupsion.

Sipas analistëve, kjo paraqet goditje të re të koalicionit të dobët qeveritar.

“Jap dorëheqje nga funksioni ministre e Punëve të Brendshme, pasi që komisioni për luftë kundër korrupsionit e vendosi nën dyshim punën time dhe atë të ekipit tim”, thotë Kresal në kumtesë.

Komisioni për luftë kundër korrupsionit e dënoi dje projektin e Ministrisë, në të cilën janë konfirmuar parregullsitë në punë.