Lajme Shqip Thursday, 17 March 2011 08:01

Prishtinë – Ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë, Zoran Konjanovski, sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe zyrtare në Kosovë. Ai në Prishtinë do të takohet me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Agim Çeku.

Takimi, siç informon Ministria e Mbrojtjes, do të shfrytëzohet për përforcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet dy vendeve fqinje, si dhe për thellimin e mëtejmë të relacioneve të vendosura bilaterale në pjesën e mbrojtjes. Pritet të këmbehen mendime për gjendjen politike dhe të sigurisë në rajon.

Ministri Konjanovski do të shoqërohet nga ambasadori i Maqedonisë në Kosovë, Stojan Karanajov, gjeneralmajor Naser Sejdini, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi etj.

Për nder të ministrit Konjanovski, do të jetë e rreshtuar edhe Njësia Ceremoniale e FSK-së në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.