Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 18:25

New Delhi – Një qytetar i pakënaqur nga rritjet e çmimeve të ushqimit, gjithnjë e më të shpeshta dhe për shkak të korrupsionit, e qëlloi ministrin indian të Bujqësisë, Sharad Pavar, në momentin kur dha deklaratë për mediat.

Sigurimi shpejtë reagoi dhe personi arriti vetëm ministrit t’i thotë disa fjalë fyese dhe më pas u arrestua në polici.

Edhe pse sulmuesi me vete kishte thikë, ministri nuk është lënduar rëndë nga sulmi.

Ky lloj sulmi ndaj ministrave dhe personave të tjerë zyrtarë u bë paraqitje e zakontë në Indi, ndërsa arsyet janë diskutimet politike dhe korrupsioni.