Lajme Shqip Monday, 13 February 2012 17:00

Londër – Ministri gjerman i Financave Volfgang Shojble dëshiron që ta largojë Greqinë nga eurozona, shkruan gazeta e Londrës “Dejli telegraf”, duke e sqaruar qëllimin e tillë me ashpërsinë dhe vrazhdësinë me të cilën Berlini i dikton kushtet për shkarkimin e krizës financiare dhe ekonomike greke, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Londra.

Shojble dhe Qeveria gjermane besojnë se eurozona tani është mjaftë e fuqishme për ta duruar goditjen që do të mund të ndodh me daljen greke, ndërsa mendimin e tillë e ndajnë edhe në Bankën Qendrore Evropian, ku mendohet se ka forca për t’u penguar kolapsi financiar, në të cilin është paralajmëruar për fillim të krizës në Greqi.

Gazeta e Londrës e cila vlen si e afërt për torievët britanik dakordohet se si qëndrojnë tani punët, nuk ka shpresë për mbetje të këtij vendi në zonën e valutës së vetme evropiane, madje edhe të fillojnë të funksionojnë masat e qëllimshme të Brukselit dhe të FMN-së, pra të vërteta janë rekomandimet për kthim të Greqisë ndaj dhrahmit të vet.

Përderisa Irlanda ngadalë po stabilizohet me ekonominë e saj të hapur dhe arriti të pengojë “devalvim intern” të euros, Greqia edhe pas aq shumë intervenimeve prej jashtë, ende ka deficit të lartë prej 9,4 për qind dhe për një të tretën e përqindjes së euros, të matur në kornizat e saja personale.

Ministri gjerman Shojble insiston se faji për gjendjet e tilla është te Greqia, e cila në dekadën e fundit ka shpenzuar shumë më shumë sesa që ajo ka mundur dhe është dashur ta bëjë. Sipas kësaj gazete të Londrës “edhe pse faji i qeverive greke edhe në tërë vendin është i dukshëm, vendi është në bazë “e robëruar në zhvlerësimin e debisë” në një “valutë të mbivlerësuar”, siç është euroja”.

Euroskeptiku “Dejli telegraf” konsideron se euroja është vlerësuar dhe se tërë ky “eksperiment me Unionin Monetar Evropian” (UME), është motor i krizës së tanishme në BE, si dhe Greqia është vetëm “viktima e parë” e “një eksperimenti të çmendur, ideologjik” i cili ka shpenzuar dhe ka përzier ekonomi evropiane të ndryshme për nga mundësitë dhe aftësitë.