Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 10:15

Johanesburg – Republika jugoafrikane (RJA) paralajmëroi se sot do të mbahet pres-konferencë, në të cilën do të kumtohet kandidati afrikan për vendin kryetar të Bankës Botërore (BB).

Me siguri, do të propozohet ministri i Financave të Nigerisë, Ngozi Okonjo-Iveala.

RJA është njëra prej tre anëtareve të Bordit drejtues 25-anëtarësh të BB-së, ndërsa kandidatura e Okonjo-Ivealas është propozuar pas konsultimeve midis presidentit Xhejkob Zume dhe kolegut të tij nigerian Gudlak Xhonatam.

Okonjo-Iveala e braktisi pozitën e drejtorit në BB në vitin 2011 për ta marrë funksionin e ministrit të Financave.