Lajme Shqip Monday, 07 September 2015 11:55

Militantët e udhëhequr nga Partia Punëtore e Kurdëve (PPK) thonë se kanë vrarë 15 ushtarë turq, gjatë një sulmi në një konvoj ushtarak në jugperëndim të Turqisë.

PPK-ja, i bëri këto komente në internet, duke thënë se militantët kanë sulmuar konvojin in qarkun e Yuksekova, provinca Hakkari.

Ushtria turke ka deklaruar se aeroplanët e tyre ushtarak kanë vazhduar me sulme ajrore, kundër 12 caqeve kurde.

Agjencia zyrtare e lajmeve Anatolia ka thënë se sulmet e PPK-së, janë zhvilluar në rajonin Daglica, qarku i provincës Hakkari, një pikë malore në kufirin veriorë me rajonin autonom kurdë në Irak.

Sipas kësaj agjencie militantët kurdë të PPK-së, kanë sulmuar një konvoj ushtarak, duke vrarë “disa” ushtarë dhe plagosur disa të tjerë.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se sulmuesit kanë përdorur mina tokësore.