Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 13:55

Mundësia që militantët e ISIS-it janë duke shkuar në Evropë si pjesë e një fluksi shumë të madh të emigrantëve nga Siria dhe vendet tjera, ka shqetësuar shumë qeveritë dhe ekspertët, e kjo pasi një fotografi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale dëshmon se si një “emigrantë”, luftëtar i ISIS-it, është pjesë e turmave të fundit të refugjatëve që kanë arritur në shtetet e BE-së.

Sipas BBC, nga fotografitë që janë publikuar, shihet se si i njëjti person teksa ishte luftëtar në ISIS, kishe uniformën dhe mjekrën së bashku me një revole në krah, ndërsa në fotografinë tjetër po i njëjti njeri ishte i pastruar mirë, pa mjekër dhe uniformë.

Në mbishkrimin e fotografisë thuhej se foto ishte bërë në kufirin e Maqedonisë.

“Ju kujtohet ky person? Duke pozuar si një luftëtar i ISIS, vitin e kaluar, tashmë ai është refugjat.

Sipas zyrtarëve numri i luftëtarëve të ISIS duke shfrytëzuar kaosin aktual të krizës së emigrantëve, është rritur, transmeton lajmi.net.

Në fakt, për një azil kërkues identiteti i tij është i ditur. Emri i këtij personi është Laith Al Saleh, dhe muajin tjetër ishte subjekt i lajmeve në Associated Press. Ai ka thënë se ishte një komandant i ushtrisë së lirë Siriane.

“Rreth 70 për qind e Sirisë është e shkatërruar, Al Qaeda më kërkon mua, po ashtu ISIS, dhe qeveria, me të gjithë kam luftuar. Nuk brengosem. Disa njerëz frikësohen, por unë jo”, tha ai për Assosicated Press./lajmi.net.