Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 09:56

Milano – Në Milano filloi procesi gjyqësor kundër kryeministrit italian Silvio Berluskonit, i cili është akuzuar se i ka paguar për shërbime seksuale kërcimtares së mitur në një klub nate.

Pas seancës prej shtatëminutëshe, në të cilën janë kryer vetëm formalitete të procedurave, procesi është anuluar për 31 maj.

As Berluskoni, as kërcimtarja me origjinë marokene, Karima el Mahrug, e njohur nën emrin Rubi, nuk morën pjesë në procesin gjyqësor. Kryeministri italian në të njëjtën kohë merrte pjesë në takimin e Këshillit ministror për Libinë.

Në aferën “Rubigejt”, Berluskoni është i akuzuar për shfrytëzimin e shërbimeve seksuale të paguara me një të mitur, për të cilin vlen dënim prej gjashtë muajve deri në tre vite. Gjithashtu, ai është i akuzuar edhe për keqpërdorimin e funksionit të tij, për shkak se ka urdhëruar që Rubi të jetë e liruar pas arrestimit të saj për vjedhje, për të cilën ka mundur të dënohet edhe deri në 12 vite burg.

Berluskoni mohon se e ka shkelur ligjin, duke konfirmuar se ka intervenuar se gjatë asaj kohe ka konsideruar se ajo është familjare e presidentit të atëhershëm egjiptian Hosni Mubarakut.