Lajme Shqip Monday, 09 May 2011 15:37

Milano – Një anije me rreth 600 njerëz emigrantë të cilët kanë tentuar të ikin nga Libia është fundosur të premtën afër bregut të këtij shteti afrikanoverior, deklaroi zëdhënësja e Agjencisë së KB-së për refugjatë.

Laura Bodrini citoi deklarata të dëshmitarëve okularë të cilët janë nisur drejt Evropës me një anije tjetër të cilët kanë parë se si anija është fundosur dhe në ujë ka pasur trupa. Tani për tani nuk ka informata se sa njerëz e kanë humbur jetën në aksidentin.

“Gjithsej tre anije janë nisur nga Libia në fund të marsit nuk kanë arritur të mbërrijnë deri te bregu i Evropës”, theksoi Boldrini.