Lajme Shqip Monday, 27 February 2012 18:30

Sanë – Presidenti i Jemenit Ali Abdula Saleh, pas 33 vitesh qeverisje, ia dorëzoi pushtetin formalisht pasardhësit të tij, zëvendësit të tij të deritanishëm Abdrabuh Mansur Hadi.

Ndërkohë qytetarët në Sanë protestojnë dhe kërkojnë që ish presidentit t’i gjykohet për krimet, të cilat i ka kryer përderisa ka qenë në pushtet.

Në solemnitetin në pallatin presidencial në Sanë Hadi e mori pushtetin. Hadi është zgjidhje e përkohshme dyvjeçare, me qëllim që gjatë kësaj periudhe të zbatohet plani për ndryshime demokratike në Jemen, i cili veç më dy vite është e goditur nga përleshjet mes forcave të regjimit dhe opozitës.

Hadi u bëri thirrje qytetarëve në vend që të bashkëpunojnë me udhëheqjen e tij me qëllim që në vend të vendoset siguri dhe të ringjallet ekonomia, e cila përjetoi humbje të mëdha.

Presidenti i ri premtoi se do të vendosë siguri në vendin dhe do të vazhdojë vendosmërisht të luftojë kundër ithtarëve të Al Kaedës.

Dhjetëra mijë qytetarë sot protestuan në Sanë, duke kërkuar që në  bankën e të paditurve  të dalë Saleh, edhe pse  sipas marrëveshjes paraprake ai mori imunitet nga ndjekja gjyqësore që të tërhiqet nga funksioni.

“Populli dëshiron që t’i gjykohet vrasësit”, brohoritën qytetarët në protestat e sotme në kryeqytet, duke aluduar për Salehun.