Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 20:58

Zagreb – Maqedonia duhet ta zgjidhë kontestin për emrin me Greqinë për anëtarësim në BE, ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel në intervistën për Radiotelevizionin kroat.

Sipas saj, të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor u është hapur perspektiva për anëtarësim në BE, e cilat varet vetëm nga ajo nëse i plotësojnë kushtet. “Kriza debitore aktuale në Evropë nuk do të ndikojë ndaj procesit integrues të vendeve të rajonit.

Nëse disa vende kanë borxhe, për to të tjerat nuk i lëmë para derës. Është me rëndësi si për shembull Serbia të bashkëpunojë me Kosovën, BeH-së i duhet qeveri, Maqedonia ta zgjidh kontestin me Greqinë për emrin. E gjithë kjo tani duhet të zgjidhet, por nëse Greqia, Portugalia dhe Irlanda për momentin kanë vështirësi, vendeve tjera nuk do t’ua marrim perspektivën” theksoi Merkel. Kancelarja gjermane sot qëndroi në Kroaci, ndërsa në suaza të mini-turneut ballkanik do ta vizitojw edhe Serbinë.

Por, Maqedonia ka qenë jashtë agjendës, ashtu si para dhjetë ditëve kur shefi i diplomacisë gjermane Gido Vestervelle në turneun ballkanik në Kroaci, Mal të Zi dhe Kosovë, anashkaloi vendin. Ndërkaq, temë e bisedimeve në Beograd do jenë gjendja në veriun e Kosovës dhe kandidatura e Serbisë për anëtarësim në BE. (LajmeShqip.com)