Lajme Shqip Wednesday, 14 December 2011 19:32

Berlin- Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot para deputetëve në Bundestag (Dhoma e ulët e parlamentit) se angazhimi i BE-së për disiplinë më të madhe buxhetore i projekton konturet e unionit të vërtetë politik, duke paralajmëruar se dalja nga kriza do të kërkojë vite dhe do të jetë një proces me ulje e ngritje.

“Vendimi në takimin e kreut të BE-së prej 8 deri 9 dhjetor për përforcimin e disiplinës buxhetore, e rishkruar në marrëveshjen evropiane, Evropën e vendosi në rrugën e unionit buxhetor në kuptim të unionit të stabilitetit”, theksoi Merkel.

Por, sipas saj dalja nga kriza debitore, e cila u transformua në krizë të besimit ndaj tërë Evropës, është një proces që nuk do të zgjasë me javë, as muaj, as me vite.

“Procesi do të shoqërohet nga disa raste, por nëse nuk lejojmë që të zemërohemi, Evropa jo vetëm që do ta tejkalojë krizën, por prej saj do të del më e fuqishme”, shtoi kancelarja gjermane.

Angela Merkel sërish shprehu keqardhje për vendimin e Londrës që të mos merr pjesë në ndryshimet e parapara, por përsëriti se edhe para së gjithash Britania e Madhe edhe në të ardhmen do të mbetet “partner i rëndësishëm i Bashkimit Evropian” për çështjen e politikës së jashtme dhe të sigurisë, konkurrencës, tregtisë dhe luftës me ngrohjen globale. (LajmeShqip.com)