Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 14:00

Londër- Do të ishte katastrofike t’i lejohet Greqisë që ta braktis eurozonën, e cila më pas do ishte “jashtëzakonisht e dobësuar”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Vendosëm të marrim pjesë në një union monetar. Ky nuk është vetëm vendim financiar, por edhe politik. Do të ishte katastrofike, nëse i themi ndonjë vendi, i cili ka vendosur të jetë me ne: ‘Ne tani më nuk ju duam’ “, theksoi Merkel.

“Përveç kësaj marrëveshjet e BE-së nuk e lejojnë këtë. Njerëzit në botë do të pyeteshin “Kush e ka radhën?”. Eurozona do të dobësohej jashtëzakonisht”, theksoi kancelarja gjermane.

Ajo vlerësoi se Greqia, të cilës dy herë i është dhënë ndihmë ndërkombëtare, para vetes ka “rrugë të gjatë dhe të vështirë”, por do të ishte gabim i madh politik që t’i lejohet ta braktis eurozonën.

“Situata është shumë e tensionuar. Evropa, më saktë eurozona, është në krizë. Kjo krizë është pasojë e krizës financiare botërore dhe shkakton shumë diskutime të rënda në shumë vende”, potencoi Merkel. (LajmeShqip.com)