Berlin- Bashkimi Evropian me siguri do të vendos sanksione të reja për regjimin e presidentit sirian Bashar al Asad, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel para takimit me sekretarin e përgjithshëm të Ligës arabe Navil al Arabi në Berlin.
Al Arabi apeloi për ndërprerje urgjent të gjakderdhjes në Siri.
Merkel paralajmëroi se Gjermania do ta mbështesë propozimin e Ligës arabe për dërgimin e misionit paqeruajtës në Siri.
“Liga arabe ka qëndrim të fortë. Bashkimi Evropian e mbështeti qëndrimin e tillë dhe do ta mbështesim me vendosjen e sanksioneve shtesë”, theksoi Merkel. (LajmeShqip.com)