Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 12:47

Moskë – Qindra “luftëtarë bjellorusë” dhe zbulues i ndihmojnë liderit libian Moamer Gadafi t’u përgjigjet goditjeve ajrore të NATO-s, publikoi sot gazeta moskovike “Komsomollajska pravda”.

Në Libi nuk ka ushtarë rus dhe ukrainas konfirmon gazeta. Për këtë ka këshilltar ushtarak dhe zbulues ushtarak nga Bjellorusia të cilët kanë lidhur marrëveshje individuale me autoritetet libiane.

Bëhet fjalë për qindra ushtarë specialist nga Bjellorusia të cilët marrin rreth 3.000 dollarë në muaj,  deklaroi për botimin një nga ata mercenarë. Disa kanë qenë veteranë nga aksionet botërore në Afganistan.

Ka pasur edhe oficerë të trajnuar nga forcat speciale ruse.  Para intervenimit ushtarak në Libi  ka pasur 500 ekspertë nga Bjellorusia. Një pjese tyre janë evakuuar në Minsk, deklaroi për gazetën  Georgij Gromko, këshilltar i misionit bjellorus në Tripoli. Ai ka përmendur se nuk e di shifrën e vërtetë të atyre që kanë mbetur.

“Zyrtarisht Minsk nuk dërgon në Libi ekspert ushtarak, ndërsa disa kanë lidhur vetë marrëveshje ato nuk kanë asgjë me shtetin”, deklaroi Igor Kaçugin, atashe ushtarak nga Bjellorusia në Tripol.

Sipas bashkëbiseduesve në gazetë, mercenarët dërgohen nga shtete si Venezuela, Bregu i Fildishtë dhe Libia. Kërkohen më shumë ekspert për PVO, mekanik për flota dhe aviacion, komandant në nivel të batalionit, konfirmojnë bashkëbiseduesit  për “Komsomolskaja pravda”.