Lajme Shqip Sunday, 03 July 2011 13:18

Meksikë – Stuhia tropikale Arlin, e cila e goditi bregun lindor të Meksikës dhe shkaktoi vërshime në pjesën qendrore të vendit mori gjithsej 11 viktima, kumtuan autoritet meksikane.

Disa përfaqësues të shërbimeve për mbrojtje civile konfirmuan se pesë njerëz në Idalgo, dy persona në shtetin Meksiko, një shpëtimtar dhe një grua nga shteti Verakruz kanë humbur jetën.

Sezoni i parë i stuhive tropikale filloi me shira të rrëmbyeshëm të enjten, ndërsa meteorologët paralajmërojnë reshje të fuqishme gjatë fundjavës.