Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 11:26

Meksiko Siti – Numri i kufomave të zbuluara në varrezat masive në shtetin verior meksikan, Durango u rrit në 180, ndërsa mes tyre janë edhe kufomat e 12 grave, kumtuan autoritetet amerikane.

Kufomat janë zbuluar në pesë varreza të ndara në Durango, gjatë hetimit, i cili vazhdon nga 11 prilli, konfirmoi zëvendëssekretari për siguri publike të shtetit Durango, Huan Rosales.

Ai deklaroi se analizat forenzike treguan se viktimat janë vrarë mes vitit 2007 dhe fillimit të këtij viti dhe refuzoi të flasë për atë se kush mund të jetë i dyshimtë dhe për identitetin e viktimave.

Autoritetet meksikane, muajin e kaluar zbuluan 183 kufoma në 40 varreza masive në shtetin verilindor Tamaulipas, në kufi të Meksikës me SHBA-në.

Varrezat e fshehta shkaktuan kritikë të re në loogari të Qeverisë së presidentit Felipe Kalderon dhe mossuksesit të tij për ta ndërprerë gjakderdhjen edhe krahas luftës së përforcuar kundër krimit të organizuar, në të cilin janë përfshirë dhjetëra mijë ushtarë.

Më shumë se 85 mijë persona morën pjesë në protestat në sheshin kryesor në Meksiko Siti të dielën, duke kërkuar ndërprerje të dhunës në të cilën sipas vlerësimeve të mediave, prej vitit 2006 janë vrarë 37 mijë persona.