Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 10:39

Meksikë Të paktën 114 njerëz janë vrarë dhe 1093 janë arrestuar në operacionin e madh të forcave meksikane të sigurisë, i cili ka zgjatur tetë javë – nga fundi i gushtit deri në tetor, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Dy ushtarë dhe 112 pjesëtarë të narkokartelëve janë vrarë në shtetet Koauila, Nuevo Leon, Tamaulipas dhe San Luis Potosi në operacion gjatë shkëmbimit të zjarrit mes forcave meksikane të sigurisë dhe anëtarëve të grupeve kriminale.

18 ushtarë janë plagosur, mes të cilëve janë edhe 17 anëtarë të kartelit Setas të implikuar në vënien e zjarrit në një kazino në Monterei, ku e humbën jetën 52 persona në gusht. Janë konfiskuar 50 tonë marihuanë, 3.100 copë armë dhe municione, granata dhe minahedhës, si dhe uniforma.

Prej vitit 2006 deri më tani mbi 40.000 njerëz janë vrarë në përleshjet mes narkokartelëve në Meksikë.