Lajme Shqip Sunday, 17 April 2011 11:46

Meksiko Siti – Marina meksikane njoftoi se arrestoi liderin e narko kartelit Setas, anëtarët e të cilit me siguri janë të involvuar në vrasjen e 145 personave, të gjetur para ca kohësh në varrezat masive në kufirin me SHBA-në.

Sipas kumtesës, është arrestuar Martin Omar Estrada Luna, i njohur me nofkën “Kilo”, për të cilin besohet se është i involvuar edhe në masakrën e 72 emigrantëve nga Amerika qendrore dhe jugore, në gushtin e kaluar në San Fernando, transmetojnë mediat amerikane.

Qeveria meksikane javën e kaluar ofroi 1,27 milionë dollarë për çfarëdo lloj informate për Lunën.

Në territorin e Meksikës janë aktive disa narko kartelë dhe në përleshjet e tyre të përgjakura dhe qerimeve të hesapeve me forcat për siguri nga dhjetori i vitit 2006 deri më tani kanë vdekur më shumë se 34.600 persona.