Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 09:23

Meksikë – Policia meksikane ka lokalizuar tetë varre të përbashkëta në rrethinat e La Joya, një komunitet rural në shtetin e Tamaulipas, në kufi me SHBA-të.

Brenda janë gjetur gjithsej 59 kufoma.

Banorët theksojnë se mund të bëhet fjalë për pasagjerët e disa autobusve të zhdukur më 25 mars në të njëjtën zonë.

Viktimat mendohet të jenë aspirantë klandestinë që kanë rënë në duart e narkotrafikantëve.