Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 20:57

Uashington – NATO-ja dhe BE-ja duhet të mbeten konsekuentë në përcaktimin për zgjerim për vendet të cilat i plotësojnë kriteret, konsideron Sali Meknamara, nga Fondacioni Heritixh, me seli në Uashington.

Analistja, specialitet i së cilës janë çështjet evropiane, thekson se gjithmonë kanë ekzistuar çështjet bilaterale, se Greqia ka poentë të saj në mosmarrëveshjen me emrin, por se është e rëndësishme që çështja për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë të zgjidhet nga aspekti më i gjerë.

“Kohë të gjatë porosisim se një çështje bilaterale nuk duhet t’i imponohet aleancave multinacionale si këto. Është e çuditshme dhe shumë e rrezikshme për të dyja palët”, thotë Meknamara, në deklaratën për Zërin e Amerikës. Në kërkesën për ta komentuar deklaratën e fundit të zëvendës-ndihmësit sekretar shtetëror amerikan Tomas Kantrimen se koha për zgjidhjen e mosmarrëveshjes rreth emrit është pikërisht tani, Meknamara kategorike se pikërisht tani qeveria amerikane ka mundësi prej fjalëve të kalojë në vepra.

“Qeveria e Obamës dhe Evropa u gjetën në një situatë shumë të çuditshme ku Greqia – e cila, sipas meje, e krijon problemin – është e ballafaquar para bashkësisë ndërkombëtare dhe asnjëherë deri tani nuk ka pasur kërkesa për një ndihmë të tillë, financiare dhe politike. Qeveria e SHBA-së në këtë rast është në përparësi. Përderisa dëshirojnë të bisedojnë me grekët, të kryejnë presion, të përdorin diplomaci, i kanë të gjitha mjetet që ta bëjnë këtë”, thotë analistja nga Heritixh. Ndërsa pala greke insiston në një emër, me përcaktim gjeografik, për përdorim të përgjithshëm, ndërsa pala e Maqedonisë në zgjidhje që nuk do ta prek identitetin kombëtar, Meknamara nënvizon se SHBA-ja dhe Evropa në duar kanë mjete diplomatike dhe mund bëjnë presion – nëse dëshirojnë – të zgjidhet çështja. “Shpresoj se në Maqedoni ka shtyp të lirë dhe korrekt dhe shpresoj se qeveria, nëse e pengon, do të tërhiqet, pasi kjo nuk do t’i shkojë në kurrëfarë dobie, posaçërisht kur tenton ta zgjidh krizën me Greqinë”, deklaroi ajo.

Lidhur me ngritjen e përmendoreve në qendrën e Shkupit dhe reagiomi që vijoi nga pala greke, Meknamara nënvizon se ky hap nuk ndihmon në situatën aktuale dhe se qeveria duhet të fillojë të mendojë në drejtim të përmbajtshmërisë. (LajmeShqip.com)