Lajme Shqip Sunday, 28 August 2011 10:12

Shkup – Agim Mehmeti do të propozohet për kryetar i ri i Komisonit për lustrim, kanë bërë të ditur burime të portalit LajmeShqip.com.

Në insistimin e Mehmetit që është propozim i PDSH-së e që të merr vendin e kryetarit aktual Tome Axhiev, LSDM-ja opozitare shikon skenar, me të cilën VMRO vetëm ka dashur të bie emërimi që të mund edhe më tutje Axhiev ta udhëheq Komisionin për lustrim.

Nga ana tjetër, në VMRO-DPMNE ka thënë të kundërtën se LSDM nuk e ka respektuar parimin e rotacionit që në çdo gjashtë muaj të emërohet kryetari i ri nga radhët e anëtarëve e Komisionit për verifikimin e fakteve.

VMRO, BDI e PDSH janë të qëndrimit se duhet të vazhdojë parimi i rotacionit, sipas marëveshjes ku dhe kryetar i radhës duhet të jetë Agim Mehmeti i cili dhe ka qenë kryetar i parë i kustrimit.

Pas Mehmetit, me Komisionin ka udhëhequr Shpend Vinca propozuar nga BDI, i treti ka qenë Janakie Vitanovski si propozim i LSDM-së, ndërsa Tome Axhiev është i katërti i propozuar nga VMRO, mandati i të cilit ka kaluar në muajin shkurt.

Në qoftë se zgjidhet Mehmeti, Axhiev do jetë zëvendës, ndërsa LSDM opozitare kërkon që kryetar i Komsionit megjithatë të jetë Bllagoja Geshoski. (LajmeShqip.com)