Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 11:32

Moskë – Presidenti rus, Dimitrij Medvedev, akuzoi Uashingtonin se po ia imponon Evropës planet për vendosjen e elementeve të sistemit për mbrojtje antiraketore.

“Ndërtimi i mburojës raketore evropiane në masë të madhe i është imponuar Evropës nga SHBA-ja”, tha dje Medvedev në një konferencë në Petrozavodsk.

Ai me atë rast citoi edhe liderë anonim evropianë, të cilët i janë ankuar për rolin anësor në atë projekt.

“Partnerët e mi më bëjnë me dije herë pas here se amerikanët janë ata të cilët kanë vendosur për promovimin e projektit, ndërsa roli i të tjerëve si anëtarë të NATO-s është të sigurojnë territor për vendosjen e mburojës”, theksoi presidenti rus.