Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 18:57

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme që të studiohet mënyra se si do të përgjigjet në kërkesën e mbi 20.000 serbëve të Kosovës për të marrë shtetësinë ruse, deklaroi mbrëmë në Moskë përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në NATO, Dmitri Rogozin.

Ai vlerësoi se Rusia “duhet në ndonjë mënyrë të mbështesë popullin e afërt shpirtëror që ishte në pozitë aq të komplikuar”.

Rogozin theksoi se lutja e serbëve të Kosovës “është situatë pa precedent, meqë 22.000 serbë të Kosovës njëherësh kërkojnë shtetësi ruse.

Për këtë arsye reaksioni i Rusisë do të jetë ‘eksperimental’”, tha Rogozin, duke komentuar deklaratën e mëhershme se lutjen duhet shqyrtuar kreu i Rusisë, në kompetencë të të cilit është kjo çështje.