Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 09:35

Moskë – Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi pas takimit me liderët e partive jo të regjistruara politike se është i gatshëm që të shqyrtojë mendimet dhe sugjerimet e tyre dhe të konsiderojë në mbështetjen e tyre për liberalizimin e sistemit politik.

“Sistemi jonë politik është larg nga e përsosura dhe pjesa më e madhe e pjesëmarrësve e kritikuan, ndonjëherë edhe shumë ashpër. Njëkohësisht, për ta ndryshuar, mirë është që të mbështetemi në propozimet e përgjithshme”, deklaroi Medvedev.

Ai tha se “tani është koha” për ndryshim aktiv të sistemit, i cili pjesërisht është reformuar në katër vitet e fundit. Medvedev theksoi se në javën e kaluar ka pasur takim me përfaqësuesit e partive të regjistruara, me të cilat gjithashtu ka biseduar për reformat e sistemit politik duke theksuar se është “larg asaj se sistemin e miratojnë të gjitha partitë”.