Lajme Shqip Monday, 08 July 2013 12:29

Shkup- Mediat maqedonase pretendojnë se minoriteti maqedonas në Shqipëri ka tre përfaqësues në përbërjen e re parlamentare. 

Gazeta “Makedonium”, e cila botohet në Shqipëri, ka shkruar se janë dy deputetë të PS-së dhe një i PD-së, që kanë prejardhje maqedonase. 
Namik Dokle dhe Taulant Balla nga PS, dhe Myqerrem Tafaj nga PD, pretendohet nga gazeta të kenë prejardhjen nga Gora dhe Gollo Bërdoja. 
Lajmi është përcjellë nga të gjitha mediat maqedonase në Shkup, të cilat citojnë komentin e gazetës së këtij minoriteti në Shqipëri, se “tre deputetët, jo vetëm nuk deklarohen si maqedonas, por punojnë në dëm të maqedonasve”, raporton Zhurnal.
Konstatimin e tillë, gazeta e mbështet me shembujt e veprimeve të deputetit Tafaj, i cili në kohën që ka ushtruar detyrën e ministrit të Shëndetësisë, paskësh penguar zbatimin e kurseve për gjuhën maqedonase në Gollo Bërdo.