Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 13:39

Shkup –Tashmë disa muaj televizioni “A1” dhe tre gazetat ditore “Koha e RE”, “Vreme” dhe “Shpic” janë “peng” të gjyqit, i cili duke i shkelur Ligjet dhe Kushtetutën e bëjnë të pamundur funksionimin e tyre, me qëllim që t’i shkatërrojë, akuzojnë nga ekipi i avokatëve.

Ata, por edhe ekspertët, tregojnë se me vendimin e fundit të Gjykatës Penale me të cilën forcoi bllokimet e llogarive, edhe një herë vërtetohet dyshimi se në vend që kjo gjykatë të veprojë sipas ligjeve, ajo udhëhiqet sipas urdhrave dhe interesave partiake.

“Precedan juridik është vendimi i Gjykatës Penale ku për 40 ditë shqyrtim i ka refuzuar ankesat. Përkundër argumenteve të shumta ku ankesat duhet të ishin të pranuara dhe me atë llogaritë të zhbllokuara, disa ditë para se të sjellë vendim Gjykata Penale ka vepruar në mënyrë të paligjshme ia ktheu vendimin gjykatësit hetues që ta rregulloj një gabim, ose ka harruar t’i dorëzojë vendimet deri te të dyshuarit. Ky gabim nuk duhej të jetë i korrigjuar, por për shkak të asaj duhet të rrëzohej vendimi”, thonë nga ekipi mbrojtës.

Edhe në vendimin e Gjykatës Penale është i paraqitur kjo mangësi, por më skandaloze është pranimi i tyre që i ka lejuar gjykatësit hetues që ta rregullojnë gabimin, ku me të drejtë ligjore nuk lejohet. “Këshilli ka konstatuar se në dobi të ankesës fillimisht kanë munguar dorëzuesit e vendimit ekzekutiv deri tek të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre. Për këtë qëllim, këshilli e ka kryer ankesën deri tek gjykatësi hetues me udhëzime si të largohet mangësia e tillë. Kjo mangësi u tejkalua pasi këshilli ka vlerësuar se të dhënat ankesës për këtë pjesë janë të pabaza”, thuhet në vendimin e këshillit gjyqësorë.

Sipas avokatëve, precedan juridik paraqet ajo që Këshilli Gjyqësor e ka shkelur vendimin primar për zhbllokim e llogarive, të cilin e miratoi pas bllokimit të llogarive. Atëherë Këshilli u deklarua se nuk mund të bllokohen llogaritë boshe dhe të ardhurat e ardhshme si dhe se sasia e parave por duhet të vërtetohet me ekspertizë gjyqësore, e jo të nxirren nga mangët. “Gjykatësi hetues në mënyrë ekstensive i është qasur zbatimit të masës bllokim sepse thelbësore dhe e pakontestueshme në praktikën dhe teorinë juridike është mundësia për bllokim të sasisë që për momentin gjendet në llogari, librezë kursimi ose në formë të aksioneve, ose pasuri tjetër e tundshme dhe e patundshme. Megjithatë, nuk mundë të kërkohet bllokimi i ndonjë të ardhure të ardhshme të llogarisë dhe ato të ardhura të mbesin të bllokuara për një shumë të caktuar”, është ky argumenti i avokatëve, i pranuar nga Gjykata Penale. Edhe një segment për vendim jo transparent të Këshillit, sipas Sllagjana Taseva nga “Transparenca internacionale e Maqedonisë”, është se televizioni si person juridik nuk është lëndë e hetimit në rastin “Merimanga”, por ish drejtuesit dhe pronari Velija Ramkovski. Llogaritë e mediumeve dhe firmave tjera janë të bllokuara për borxh të supozuar rreth 3,3 milion euro, edhe pse në vendimin e mëparshëm  prokuroria ka thënë se ky borxh ka arritur 5, 2 milion euro. Llogaritë e televizionit është e bllokuar për dy milion euro kurse “Plus produksioni” për 70.000 euro për shkak të asaj mediat nuk mund të sigurojnë letra, shirita, materiale, të paguajnë llogari si dhe të sigurojnë paga.