Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 16:00

Beograd-Sipas gazetes “Politika” të Beogradit diplomatët gjermanë edhe më tutje insistojnë që Serbia të heqë dorë nga kërkesa që me fusnotë të përmendet rezoluta 1244.

Diplomacia gjermane ka përsëritur se në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së më 27 shkurt Serbia nuk do të marrë statusin e kandidatit nëse Beogradi që në javën tjetër nuk arrin marrëveshje me Prishtinën për përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Derisa presioni mbi Beogradin po rritet pothuajse çdo ditë me deklarata të zyrtarëve të paemëruar evropianë nga Brukseli që Serbia të pranojë një zgjidhje për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale, për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë ende nuka ka paralajmërime, shkruan shtypiserb.

E përditshmja “Politika” e Beogradit shkruan se në Berlin nuk ka ndonjë optimizëm të tepruar që Serbia do të përmbushë gjithçka që kërkohet nga ajo, sidomos për shkak të qëndrimeve të konfrontuara për përdorimin e rezolutës 1244 me rastin e përfaqësimit rajonal të Kosovës.

Ata nëpërmjet mediave porosisin se në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së më 27 shkurt Serbia nuk do të marrë statusin e kandidatit nëse Beogradi që në javën tjetër nuk arrin marrëveshje me Prishtinën për përfaqësimin rajonal të Kosovës. (LajmeShqip.com)