Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 16:23

Paris – Elemente të reja për lirimin e infermiereve bullgare nga ana e regjimit të Muamer Gadafit u zbardhën nga ana e revistës franceze “Inrokuptil”.

Në hetimin gazetaresk të publikuar në javoren, e cila mbështetet mbi telegrame diplomatike pohohet se në vitin 2007 Nikolla Sarkozi dhe Muamer Gadafi kanë arritur marrëveshje “sekrete” për lirimin e infermiereve bullgare në ndërrim të teknologjisë bërthamore, që Franca do t’ia japë Libisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Telegramet vijnë nga dosje të besueshme nga Pallati i Eliseut dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, nga MPJ e Francës nuk dhanë komente për origjinalitetin e dokumenteve të publikuara, ndërsa Pallati i Eliseut nuk dëshiroi të reagojë. Javorja pohon se marrëveshja e tërë ndërmjet Parisit dhe Tripolit në vitin 2007 ishte arritur për një javë dhe se “fati i pengjeve bullgare luhej me raketa franceze dhe centra bërthamor”.

Hollësitë nga marrëveshja me Libinë, Parisi i zbardhi në dhjetor të vitit 2007 kur Muamer Gadafi ishte për vizitë në Paris, gjashtë muaj pas lirimit të shtetasve bullgarë. Sipas marrëveshjes Parisi duhej t’i shesë Libisë reaktor bërthamor për bërjen në ujë të pijshëm nga uji i detit.

Nga rrethimi i Nikolla Sarkozit atëherë pohohej se lirimi i pengjeve bullgare ishte bërë pa kundërshërbime, që telegramet e publikuara në javore e përgënjeshtrojnë. Ndërkohë është hapur hetim për shkrimin në internet gazetën “Mediapara” për dyshimin se fushata parazgjedhore e Nikolla Sarkozit në vitin 2007 ishte financuar nga regjimi libian i Gadafit, për këtë Sarkozi ngriti padi kundër këtij mediumi.  (LajmeShqip.com)