Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 09:54

Baghdad – Të paktën 11 persona e humbën jetën dhe 15 u lënduan pasi që një vetëvrasës me bombë në automobil ka aktivizoi eksploziv para burgut në Taxhi, afër Bagdadit.

Mes viktimave janë policët dhe rojtarët e burgut. Ky është sulmi i tretë në shtatë ditë e fundit në Irak.

Gjatë fundjavës në sulmet në vend u vranë 20 ndërsa u lënduan 29 persona përderisa në ditët paraprake jetën e humbën edhe 24 persona, ndërsa u lënduan 65. Në nëntor sipas të dhënave zyrtare, janë vrarë 258 persona.