Lajme Shqip Monday, 10 September 2012 10:00

Strugës – Lëvizja Qytetare “ZËRI” i ka dërguar një letër presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, në mbrojtje të fëmijëve shqiptarë të fshatit Podgorcë të Strugës, të cilëve u pamundësohet mësimi në gjuhën amtare në shkollën fillore të fshatit të tyre.

“Duke marr parasysh situatën e fundit të krijuar në qytetin e Strugës, ku qytetarët shqiptar shprehën pakënaqësin e tyre në formë të protestës duke kundërshtuar politikat diskriminuese të qeveris Gruevski, rreth mbylljes se paraleleve shqipe ne fshatin Podgorcë të qytetit të Strugës. Ministria e arsimit e Republikës se Maqedonisë ditëve të fundit solli vendim që të mbyllen paralelet ne gjuhën shqipe si dhe për tre vite me radhë nuk njeh dëftesat e nxënësve shqiptar të fshatit Podgorcë. Ky akt është në kundërshtim me vullnetin e nxënësve dhe prindërve të cilët kërkojn qe të respektohet vullneti i tyre si dhe e drejta kushtetuese për të studiuar në gjuhen amtare dhe jo maqedonase. Kërkesat e prindërve shqiptar për tre vite me radhë kan hasur në vesh të shurdhër edhe nga klasa politike shqiptare e këtushme e cila nuk ka mundur të realizoj të drejtën e tyre kushtetuese për mos mbylljen e paraleleve shqipe në fsh.Podgorcë të Strugës”, thekson Lëvizja “ZËRI”.

Kjo lëvizje thekson se thirret në emër të popullit shqiptar të Maqedonisë si dhe në emër të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në të cilën thuhet: neni 8 alinea 1  se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”.

“Andaj i nderuar President si garantues i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që ne kuadër te kompetencave tua të reagoni për mos mbylljen e paraleleve në gjuhën shqipe si dhe në mbrojtje të  të drejtave kombëtare të shqiptarëve në fsh. Podgorcë dhe më gjërë”, thuhet në thirrjen e Lëvizjes “ZËRI”. (LajmeShqip.com)