Lajme Shqip Wednesday, 30 March 2011 16:40

Bruksel – NATO-ja prej nesër zyrtarisht do ta marrë tërësisht kontrollin mbi operacionin ndërkombëtarë në Libi, të quajtur “Mbrojtës i bashkuar”.

Që prej sot përfaqësues të Aleancës  me faza fillojnë t’i zëvendësojnë dhe ta marrin përgjegjësinë për sulmet me bombë mbi forcat lojale të liderit libian Moamer Gadafi. Deri më tani me operacionin udhëhiqte koalicioni multinacional, i udhëhequr nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe.

Edhe pse, NATO-ja zyrtarisht do ta ndërmarrë rolin drejtues  në operacionin ndërkombëtarë në Libi, në të megjithatë marrin pjesë dhjetëra vende-anëtare të saj, ndërsa midis tyre ka qëndrime të ndryshme dhe mosmarrëveshje rreth rolit të Aleancës.

Franca në fillim e mbronte qëndrimin se NATO-ja nuk duhet të ketë rol aktiv në operacionin në Libi, me qëllim që të mos shkaktohet pakënaqësi në vendet arabe. Megjithatë, në fund Parisi e ndryshoi qëndrimin e tillë dhe u dakordua me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë me Aleancën në këtë mision.

Në fillim edhe Gjermania ishte kundër angazhimit ushtarak të NATO-s në Libi, ndërsa Turqia kundërshtonte përfshirjen e Aleancës në sulmet ajrore në këtë vend afrikanoverior. Por, të dielën Berlini dhe Ankaraja e ndryshuan qëndrimin e tyre dhe e përkrahën idenë për përfshirjen e NATO-s në operacion.

Ministri francez i Punëve të Jashtme Alen Zhipe dje deklaroi se prej tani zgjedhja e objektivave të cilat do të sulmohen kalojnë në përgjegjësinë e NATO-s, e jo në “një grup të vogël të vendeve” siç ishte deri tani.

Sipas analistëve ushtarakë, para NATO-s tani mbetet sfida të tregojë se midis anëtareve të saj ekziston harmoni dhe unitet, nëse nuk do që të bllokohet në rërën libiane.