Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 20:30

Bruksel – Mbreti belg Alberti i Dytë, nuk e pranoi dorëheqjen e negociuesit të obliguar që t’i japë fund krizës politike rekorde në vend me formimin e qeverisë dhe, edhe një herë apeloi deri tek gjashtë partitë kryesore që sa më shpejtë të arrijnë marrëveshje.

Lideri i socialistëve belg Elio Di Rupo, të cilit i është besuar mandati qeveritar, dorëheqjen e ofroi të hënën për shkak të mossuksesit në negociatat të partive flamane dhe valone, të cilat insistojnë të formojnë koalicion.

Pallati mbretëror kumtoi se Di Rupo “para se të vazhdojë t’i kryejë detyrat e veta, ka kërkuar pak kohë për të menduar që t’i shqyrtojë mundësitë e marrëveshjes së re”.

Mbreti belg insiston për ripërtëritjen e angazhimeve për marrëveshje rreth buxhetit për vitin e ardhshëm, që paraqet pengesë të papritur, e cila vëmendjen e tregjeve financiare e drejtoi drejt Belgjikës. Ai gjithashtu insiston që qeveria të formohet sa më shpejtë që është e mundur.

Partitë belge po përpiqen të formojnë qeveri 528 ditë me radhë nga zgjedhjet e mbajtura në qershor të vitit të kaluar, pasi muajin e kaluar arritën marrëveshje për reforma institucionale. Partitë tani janë të ndara rreth asaj si ta zvogëlojnë deficitin shtetëror.