Lajme Shqip Tuesday, 14 February 2012 12:00

Bruksel-Më shumë se 600 persona kanë humbur jetën në Europë si pasojë e temperaturave jashtëzakonisht të ulëta dhe rreshjeve të mëdha të borës.

Në Moskë temperatura sot pasdite sipas kohës lokale ishte minus 20 gradë Celsius, ndërsa më e ulëta është regjistruar në veri të shtetit në Toku – minus 52,8 gradë, kumtoi shërbimi meteorologjik shtetëror.

Në Gjeorgji autoritetet paraqitën strehim  për të pastrehët në Tbilisi pasi që dy të pastrehë vdiqën nga i ftohti. Tempeatura në Tbilisi të dielën ishte minus 10, më e ulëta në 40 vitet e kaluara.

Në Rumani dhe Bullgari edhe sot bie borë intensivisht.

Në Rumani janë anuluar 300 trena, ndërsa numri i njerëzve të cilët vdiqën nga hipotermia është 74.

Në Bullgari njerëzit kanë vdekur nga i ftohti deri në fund të janarit, bënë të ditur mediat lokale.

Në dy javët e kaluara nga i ftohti kanë vdekur të paktën 135 njerëz në Ukrainë, 82 në Poloni, 56 në Ballkanin Perëndimor dhe 45 në Itali. (LajmeShqip.com)