Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 13:25

Uashington – Mbështetës dhe të besuar të Gedafit po mundohen të vendosin kontakte diplomatike me Shtetet e Bashkuara.

Lajmi njoftohet për CNN nga disa zyrtarë të Departamentit të Shtetit në Uashington të cilët saktësojnë se mes tyre është edhe kunati i liderit libian, Muamar Gedafi.

Ndërkohë, televizioni arab, Al Arabia raporton se kazerma-bunker e Gedafit në Tripoli ndodhet sërish nën bombardimet e forcave të koalicionit.