Lajme Shqip Monday, 16 April 2012 15:00

Damask- Gjashtë vëzhguesit e parë të OKB-së, që do të monitorojnë armëpushimin kanë arritur në Siri, edhe pse përleshjet e reja në vend, kërcënojnë minimin e armëpushimit. Zëdhënësi Ahmad Favzi theksoi se arritja e 25 vëzhguesve të tjerë pritet gjatë ditëve në vijim.

Sipas tij, gjashtë vëzhguesit fillimisht do të vendosin seli operative dhe do të përpiqen në kontaktet me Qeverisë siriane dhe forcat opozitare të sigurojnë që të dyja palët plotësisht ta kuptojnë se cili është roli i misionit vëzhgues të KB-së, theksohet në kumtesë.

Aktivistët thanë se ka pasur granatime të rënda mbi qytetin e Homsit, derisa kryengritësit raportohet se kanë sulmuar një stacion policor në Alepo.

Raportet nuk janë verifikuar nga burime të pavarura.

Dhuna shpërtheu vetëm një ditë pasi që Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi vendosjen e një ekipi rpej 30 vëzhguesish të paarmatosur për të monitoruar armëpushimin që hyri në fuqi më 12 prill.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun të shtunën përmendi granatimin e Homsit dhe kërkoi nga qeveria siriane që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit. (LajmeShqip.com)