Lajme Shqip Monday, 05 December 2011 09:20

Bon – Në Bon do të mbahet konferencë ndërkombëtare për të ardhmen e Afganistanit.

Përfaqësues të 85 shteteve dhe 16 organizatave ndërkombëtare do të diskutojnë në qytetin gjerman për zhvillimin e situatës në Afganistan, pas tërheqjes së forcave të huaja në vitin 2014, të cilat për momentin po luftojnë kundër talebanëve dhe Al Kaedës.

Midis pjesëmarrësve të konferencës janë ministrat e punëve të jashtme të rreth 60 vendeve, midis të cilëve Irani dhe Turqia, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun, presidenti i Afganistanit Hamid Karazi dhe sekretarja amerikane e Shtetit Hilari Klinton.

Pjesëmarrësit pritet që të bisedojnë për dorëzimin e ardhshëm të kontrollit të sigurisë në duart e armatës dhe policisë lokale, ndihma ndërkombëtare në plan afatgjatë, si dhe marrëveshja eventuale me talebanët për ndërprerje të konfliktit.

Pakistani vendosi që ta bojkotojë konferencën, në shenjë të protestës për shkak të vrasjes në territorin e tij të 24 ushtarëve pakistanezë në një operacion ajror të forcave të NATO-s.