Lajme Shqip Friday, 10 August 2012 16:23

Velington – Sasi të madhe të gurëve vullkanikë kanë formuar breg me sipërfaqe prej rreth 26.000 metra katrorë, i cili noton në ujërat e Oqeanit të Qetë në afërsi të Zelandës së Re.

Bregu nga gurët vullkanikë, të cilët janë me madhësi të topit për golf, është regjistruar nga pjesëtarë të Aviacionit ushtarak të Zelandës së Re në verëperëndim nga Ouklendi.

Togeri i marinarës së Zelandës së Re Tim Oskar deklaroi se bregu është “gjëja më e çuditshme” që e ka parë në 18 vitet e fundit.

Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për gurë të zbrazët me prejardhje vullkanike, të cilët nën ndikimin e rrezeve diellore bëhen në mënyrë të pabesueshme të bardhë dhe pothuajse të tejdukshëm, madje bregu i gurëve i ngjan santa akullit.

Shkencëtarët konsiderojnë se me siguri bëhet fjalë për gurë të hedhur gjatë ndonjë erupsioni vullkanik nënujor. Ata vlerësojnë se këto gurë nuk kanë kurrfarë lidhje me vullkanin në malin Tongariro, i cili filloi të punojë këtë javë pas 115 viteve pushim, ndërsa opinioni më i gjërë e ka të njohur si vend i xhirimeve të skenave nga filmi i popullarizuar “Zotëriu i unazave”. (LajmeShqip.com)