Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 21:45

Florida – James Bain u lirua përpara dy vitesh nga burgu pasi u vërtetuan akuzat e rreme ndaj tij për dhunim seksual, dhe përpara dy muajsh ai ka realizuar ëndrrën e tij për t’u bërë bashkëshort.

56 vjeçari i cili kaloi 35 vite pas hekurave, më në fund u martua në Tampa të Floridas. Ai që shpesh herë e ka ëndërruar që një ditë të kishte qënë ai përpara altarit, më në fund e arriti ditën për të qënë atje!

James Bain u njoh me Mallielin pasi doli nga burgu dhe menjëherë ranë në dashuri me njëri-tjetrin. Qëkurse ai u deklarua dhe u lirua në 2009, James ka patur një listë të gjatë të gjërave që i ka bërë për herë të parë, si psh përdorimi i celularit etj..

Ai doli i lirë nga gjykata e Polkës në Dhjetor 2009 kur testi i AND-së provoi që ai ishte i pafajshëm për përdhunimin dhe rrëmbimin e një djali 9 vjeçar në 1973. Bain ka qënë 19 vjeç kur filloi dënimin e tij mbas hekurave të burgut. Ai u dëmshpërblye me 17. milion dollarë, si kompensim nga shteti Amerikan pasi u zbulua që ishte i pafajshëm.

Sot ai ka blerë një shtëpi dhe një makinë SUV, ndërsa të tjerat i ka kursyer për jetën e mëvonshme me nusen e tij të shumëdëshiruar. (LajmeShqip.com)