Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 12:30

Nju-Jork/Londër, – Nafta e papërpunaur sot në mëngjes gjatë tregtimit elektronik në bursën në Nju-Jork u shtrenjtua në pothuajse 95 dollarë për barel, pasi autoritetet greke dhe opozita arritën marrëveshje për formimin e qeverisë së kolaicionit, e cila sipas të gjitha gjasave do ta miratojë pakon ndihmëse nga Bashkimi Evropian.

Çmimi i naftës “së lehtë” amerikane për dërgesë kohore në dhjetor në Bursën e mallrave në Nju-Jork u rrit për 33 centë, në 94,59 dollarë për barel, prëderisa njëkohësisht nafta evropiane “brent” në Bursën ndërkomblëtare te petroleuimit në Londër u shtrenjtua për 1,01 dolalr në 112,98 dollarë për barel, transmetuan mediumet amerikane.

Kryeminsitri grek Jorgos Papandreu dhe lideri kryesor opozitar, Andonis Samaras mbrëmë arritën marrëveshje për formimin e qeverisë kalimtare e cila do të sigurojë miratimin e pakos ndihmë nga Bashkimi Evropian, me çka përfundoi java turbulente gjatë së cilës Greqisë i kanosej bankroti dhe dalja nga eurozona.

Derivati më i rëndësishëm energjetik u shtrenjtua për pothuajse 25 për qind prej 4 tetorit kur ishte rreth 75 dolalrë për barel, falë optimizmit se Evropa do të jetë në gjendje, madje edhe përkohësisht, ta vejë nën kontroll krizën e vet debitore.

Disa analistë, emgjithatë, theksojnë se kriza tashmë e ka rrezikuar zhvillimin ekonomik.