Kazablanka – Rreth 6. 000 marokenë morën pjesë në protestat në qendrën e Kazablankës me kërkesë për demokraci më të madhe dhe shkatërrimin e korrupsionit.
Protestat e djeshme ishin më masivet në këtë shtet afrikanoverior në muajt e fundit.
Mbreti maroken Muhamedi i Gjashtë filloi me procesin e reformave, ndërsa javën e kaluar ekspertët i këshilluan një seri propozimesh për amendamente kushtetuese me të cilat do të përforcohet demokracia.
Për dallim nga demonstratat në shtetet e tjera arabe, aktivistët marokenë nuk kërkojnë largimin nga pushteti të mbretit, por vetëm kufizim të kompetencave të tij.