Lajme Shqip Friday, 06 April 2012 14:04

Shkup, – Projekti preventiv edukativ i SPB Tetovë “Tifo në mënyrë sportive, pa fyerje dhe dhunë”, i cili filloi në  shkurt të këtij vitit, hyn në fazën përfundimtare.

Tash më janë mbajtur një numër më i madh i ligjëratave të planifikuara në pesë shkolla të mesme të Tetovës, me të cilin në përgjithësi do të përfshihen  mbi 16 mijë nxënës prej vitit të parë deri të katërtin, kumtoi MPB.

Deri në fund të muajit, në tërësi do të përfundohen edhe ligjëratat e tjera në suaza të cilës nxënësit më afër do të njihen me rregullativën ligjore që e sanksionin sjelljen josportive në ndeshjet  futbollit dhe të tjera, por edhe nevojën për tifo korrekte, pa provokime, incidente dhe fyerjen vullgare ndëretnike dhe të tjera.

Këto ditë në Tetovë dhe Gostivar do të distribuohen edhe rreth 200 pllakate të bëra për këtë qëllim me porosi për tifo korrekte, bashkëjetesë dhe tolerancë ndëretnike, të cilat do të vendosen në objektet arsimore dhe lloje të tjera të objektivave publike në dy qytetet. Paralelisht me këtë, do të vazhdojë edhe imitimi i spotit të veçantë televiziv, imtimi i të cilit në tre televizione lokale  startoi në gjysmën e parë të muajit të kaluar, informoi MPB.