Lajme Shqip Tuesday, 16 July 2013 10:25

Shkup – Akademiku maqedonas Tome Serafimovski dhe ish-shefi i shërbimit sekret të Maqedonisë, Sllobodan Bogoevski janë shpallur spiunë nga Komisioni i Lustrimit.
Një pjesë e mediave opozitare kanë zbardhur emrat, duke theksuar se ato ishin personat e radhës të lustruar.
Serafimovski njihet si një nga kritikuesit e vendimeve qeveritare dhe punës së komisionit për verifikimin e dosjeve, por ai kohë më parë ishte shprehur hapur dhe tejet kritik edhe për projektin Shkupi 2014, shkruan INA. 
Ndërsa, i lustruar si bashkëpunëtor doli edhe ish-shefi i shërbimit sekret, Bogoevski, i cili gjendet në paraburgim për malverzime financiare. Ai njihet edhe si personi i dyshuar për ndjekjen e aktiviteteve të partive dhe politikanëve shqiptarë nga pavarësimi i vendit. Ndërkohë, edhe në dosjen e tij nënvizohet për dhënien e urdhërave për ndjekje të personave për motive ideologjike dhe politike. Në procedurën e lustrimit janë edhe një akademik tjetër, një shkrimitar, një ish-avokatë dhe gjykatës.