Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 10:30

Prezantimi i mundësive investuese të Maqedonisë para ekonomistëve në Dyseldorf

Dyseldorf – Kryeministri Nikolla Gruevski dhe ekipi ekonomik qeveritar, sot me prezantimin e mundësive investuese para ekonomistëve gjermanë në Dyseldorf përfundon vizitën në Gjermani.

Në biznes-forumin e Maqedonisë dhe Gjermanisë do t’i njoftojë me reformat esenciale të cilat Republika e Maqedonisë i ka realizuar gjatë viteve të kaluara në drejtim të përmirësimit të klimës afariste dhe ndërtimit të imazhit si destinacion atraktiv evropian.

Investimet e drejtpërdrejta gjermane në Maqedoni bashkë me vitin 2010 janë 71.370.000 euro apo 2,98 përqind të investimeve të përgjithshme të huaja në Maqedoni. Sivjet janë investuar 0,11 milionë euro. Si sektorë ku pritet hyrje e kapitalit gjerman janë investimet në prodhimin e komponentave automobilistike, teknologjia informatike-komunikuese, bujqësia dhe përpunimi i ushqimit, biznes shërbimet, industria farmaceutike dhe ndihmëset mjekësore, energjetika dhe burimet ripërtëritëse të energjisë, turizmi, ndërtimtaria dhe infrastruktura.

Ajo është një ndër partnerët më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë edhe në vitin 2010 dhe nga fillimi i këtij viti ajo është në vendin e parë të listës, me të cilat Maqedonia realizon vëllimin më të madh të këmbimit tregtar. Këmbimi i përgjithshëm sivjet ishte 1.110.150.000 dollarë amerikanë, me suficit në anën e Maqedonisë. Më së shumti eksportojnë katalizatorë të bartësve me metale të fisnikëruara, makina dhe aparate për filtrim dhe pastrim të lëngjeve apo gazrave, prodhime të tekstilit, feronikel, verë nga rrushi i freskët…, ndërsa importojnë edhe automjete motorike, prodhime kimike dhe derivate, prodhime qeramike, aparate rentgen për qëllim medicinal.

Ekipi qeveritar, mundësitë investuese dje i prezantoi para 60-të ekonomistëve gjermanë në Mynih, ndërsa i vizitoi dhe pati bisedime me udhëheqësin e Simensit dhe BMV-së. Bisedime u realizuan edhe me disa kompani me të cilat bisedimet për investim në Maqedoni janë në fazë më të avancuar. Bëhet fjalë për kompani nga industria automobilistike. Paraprakisht volitshmëritë për investim u prezantuan në Austri.

Kryeministri Gruevski në Gjermani është i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Vlladimir Peshevski, ministri pa resor Vele Samak, drejtori i Agjencisë për investime të huaja dhe nxitje të eksportit Visar Fida dhe drejtori i Drejtorisë së TIRZ-it, Viktor Mizo.