Lajme Shqip Saturday, 03 September 2011 19:57

Sopot – Takimi joformal i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së në qytetin polak Sopot, është mundësi e shkëlqyeshme në të cilën ishin të inkuadruara vendet kandidate, të këmbehen mendimet dhe qëndrimet lidhur me çështjet të cilat janë preokupimi kryesor në nivel të BE-së.

“Për ne kjo mundësi është jashtëzakonisht e dobishme për shkak se mundemi të tregohemi si pjesëmarrës konstruktiv në ndërtimin e qëndrimeve dhe në ndjekjen e politikave të BE-së në planin e jashtëm”. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, pas përfundimit të takimit, në të cilin mori pjesë me ftesë të përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Ketrin Eshton dhe minsitrit polak të Punëve të Jashtme, Radollsav Shikorski.

Ai theksoi se ka pasur bisedë joformale me ministrin grek të Punëve të Jashtme, Stavros Lambrinidis.

“Kishim biseda jashtëzakonisht të dobishme në bazë bilaterale me më shumë vende-anëtare të BE-së (Spanjën, Portugalinë, Çekinë, Austrinë, Italinë dhe Rumaninë) dhe mundësi që t’i këmbejmë edhe qëndrimet dhe pikëpamjet tona lidhur me çështjet të cilat janë të rëndësishme për rajonin dhe mundësia që edhe Maqedonia të jetë pjesë e valës së suksesshme që pason në fund të këtij viti dhe fillim të vitit tjetër njëherit me realizimin e qëllimit tonë për fillim të negociatave për inkuadrim në BE.

Në pyetjen se cili është qëndrimi i Maqedonisë lidhur me çështjet globale, siç është situata në Siri dhe kërkesa për njohjen e shtetit palestinez, Poposki tha se Maqedonia i ndjekë rrjedhat.

“Në këtë moment nuk ekziston tekst i rezolutës i cili është mbyllur, në bazë të asaj do të ndërtohet edhe qëndrimi i Maqedonisë i cili do të jetë në linjë me atë që do të jetë pozicioni i BE-së dhe në pajtim me pikëpamjet me partnerët tanë strategjik”, shtoi Poposki. Në takimet bilaterale, theksoi Poposki, temë kryesore për bisedë ishte edhe inkuadrimi konkret i Maqedonisë në BE.

“Po hasim në mirëkuptim për faktin që veçmë në periudhë më të madhe jemi vend kandidat, fakti që disa vite me radhë Komisioni Evropian del me konstatim se jemi të gatshëm ta fillojmë procesin e negociatave dhe mendoj se kemi dakordim tek vendet-anëtare nga aspekti i dobisë së këtij procesi dhe dhënies së shembujve pozitiv dhe motivimit për përpjekje plotësuese në drejtimin reformues”, tha Poposki. (LajmeShqip.com)