Lajme Shqip Tuesday, 22 November 2011 11:12

Moskë- Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin e 5-të ndërkombëtar “Transporti i Rusisë” që po mbahet në Moskë.

Në kuadër të forumit, Janakieski do të ketë takim bilateral me kolegun e tij rus Igor E. Levitin, ku do të nënshkruhet Marrëveshja ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Federatë Ruse për bashkëpunim në sferën e komunikacionit hekurudhor.

Bëhet fjalë për marrëveshje e cila është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në komunikacionin hekurudhor ndërkombëtar. Me nënshkrimin e Marrëveshjes promovohet komunikacioni hekurudhor ndërkombëtar konkurrent me intervenim minimal nga ana e shtetit, me çka do t’u mundësohet udhëtarëve numër më i madh i zgjedhjeve dhe shërbimeve, do të nxiten transportuesit hekurudhor të të dy vendeve të formojnë çmime inovative dhe konkuruese të shërbimeve, ndërsa në të njëjtën kohë do të sigurohet shkallë më e lartë e sigurisë në komunikacionin hekurudhor.

Në kuadër të vizitës së punës në Moskë, ministri Janakieski do të ketë takime edhe me përfaqësues relevant të Komisionit ndërqeveritar për bashkëpunim tregtar-ekonomik dhe shkencor-teknik lidhur me realizimin e projekteve për gazifikimin.