Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 17:48

Budapest – Republika e Hungarisë njëqind për qind qëndron prapa Republikës së Maqedonisë dhe në rend dite, në seancën e ardhshme të Këshillit të Bashkimit Evropian, do ta shtrojë çështjen e marrjes së datës për fillim të bisedimeve inkuadruese. Ky është mesazhi që presidenti hungarez, Pal Shmit, sot në takimin tet-a-tet, në Budapest ia transmetoi homologut nga Maqedonia, Gjorge Ivanov.

“Nuk ka kurrfarë pengese të mirret vendim që të jepet datë për fillim të bisedimeve sepse ato mund të zgjasin tre ose katër vjet dhe gjatë kësaj periudhe të gjendet zgjidhje për problemin. Problemi me emrin duhet të zgjidhet, por mund të merret vendim për dhënie të datës për fillim të negociatave”, deklaroi Shmit pas takimit me Ivanovin.

Nuk është korrekte, përmendi Shmit që një vend si Maqedonia të mënjanohet nga mbarë rajoni vetëm për shkak të çështjes së këtillë. Sipas qëndrimit të BE-së, problemet që paraqiten në plan dypalësh duhet të zgjidhen deri në datën e inkuadrimit të vendit në BE.

Bashkimi Evropian nuk dëshiron të fusë probleme dypalëshe, ndërsa duke e marrë parasysh se Maqedonia është ajo që troket në derë, nga ajo pritet të bëjë hap.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Shmit tha se Hungaria e ka njohur Republikën e Maqedonisë kur në KB shfrytëzohej emri FYROM, por, kjo nuk është pengesë në marrëdhëniet dypalëshe të përdoret emri Republika e Maqedonisë.

“Ndoshta Komisioni Evropian e eviton këtë çështje për përdorim të emrit, por më mbush me shpresë ajo që javën e kaluar Parlamenti Evropian mori vendim se duhet të fillojnë bisedimet me Republikën e Maqedonisë”, theksoi Shmit.

Hungaria megjithatë nuk dëshiron të implikohet në çështjen e emrit, por bisedon me dy palët dhe thekson që të gjendet zgjidhje përkatëse.

“Është koha përfundimtare që Maqedonisë t’i mundësohet një hap përpara drejt eurointegrimeve dhe kjo situatë status-kuo me përfundojë me marrje të datës për fillim të bisedimeve sepse si rrallë ndonjë vend kandidat i plotëson kushtet që kërkohen nga ne në këtë proces. Ky do të jetë sinjal pozitiv jo vetëm për ne, por edhe për mbarë rajonin”, përmendi Ivanovi në deklaratën e përbashkët.

Ai, siç tha, shpreson se në tre muajt e ardhshëm derisa Hungaria është akoma kryesuese e Unionit, Maqedonia do të marrë datë për fillimin e bisedimeve.

Ivanovi e informoi presidentin hungarez për reformat dhe për gjendjen me fqiun jugor. Maqedonia i realizoi detyrimet, por problemi me emrin është jashtë këtyre kornizave.

“Si vend kandidat kemi obligime në reformat në administratën publike, gjyqësinë,…, por ato realizohen në aktivitetet e vet institucioneve, nuk janë pengesë për fillimin e bisedimeve dhe nuk ka mundësi që të mos realizohen. Këto obligime mundësojnë që reformat të avancohen dhe të mbahen euroentuziazmi ynë. Por, problemi me emrin tashmë del nga këto korniza”, nënvizoi Ivanovi.

Dy presidentët në takim u dakorduan se marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Maqedonisë dhe Hungarisë do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të thellohen. Hungaria është vendi i tretë nga aspekti i kapitalit të investuar në Maqedoni. Shumë shpejt paralajmëroi Shmit, do të nënshkruhet edhe marrëveshje për bashkëpunim ekonomik.

Ivanovi vlerësoi se vizita zyrtare po ndodh në periudhë shumë të rëndësishme për dy vendet, kur Hungaria është kryesuese me BE-në, ndërsa Maqedonia para marrjes së datës për fillim të bisedimeve inkuadruese. Ai shprehu kënaqësi nga përkrahja e vazhdueshme e Hungarisë në lidhje me eurointegrimin e Maqedonisë dhe nga dialogu i deritanishëm politik.

Shefi i shtetit të Maqedonisë sot u takua edhe me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Urbam nga i cili gjithashtu kërkoi mbështeje të fuqishme për eurointegrimet dhe caktim të datës për fillim të negociatave. Nesër, presidenti Ivanov do të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit hungarez, Laslo Kover.