Lajme Shqip Friday, 26 August 2011 14:31

Shkup – Maqedonia ka vendosur që pas njohjeve nga pjesa më e madhe e vendeve të Bashkimit Evropian, t’i njohë rebelët libianë.

Lajmi është konfirmuar të premten nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë. Sipas autoriteteve, ky vendim i MPJ-së, është konform qëndrimit të vendeve të BE-së, të cilat i kanë njohur kryengritësit libianë.

“Republika e Maqedonisë është në të njëjtën linjë me BE-në dhe i respekton të gjitha mjetet restriktive ndaj Libisë, të miratuara nga ana e Këshilli i BE-së.

Republika e Maqedonisë, e pranon Këshillin Kombëtar si përfaqësues legjitim të popullit libian dhe të Libisë. Maqedonia mbështet aktivitetet e bashkësisë ndërkombëtare për implementimin e qëllimeve të rezolutës 1970-1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme së Maqedonisë.

Opozita libiane deri më tani është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe një pjesë e madhe e vendeve të BE-së. (LajmeShqip.com)