Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 15:32

Londër – Maqedonia, e cila ndoshta deri tani është shumë mirë e njohur për lidhjet e saj me Aleksandrin e Madh, Nënë Terezën dhe rreth kontestit me emrin që e ka shteti me Greqinë fqinje, rrallë është prezente në hartën kryesore turistike, si destinacion i dëshiruar, shkruan gazeta londineze “Daily Telegraf”.

Në rrëfimin për hapjen e publikut britanik drejt rajonit të Ballkanit, që veçanërisht përqendrohet në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoni, gazeta thotë se Maqedonia, edhe pse deri tani është lënë anash nga udhëtimet kryesore turistike, ka shumë gjëra që mund t’ua tregojë mysafirëve të huaj. Kjo, para se gjithash, ka të bëjë me Ohrin, qendër dhe qytet i njohur turistik, që është vendosur nën mbrojtjen e UNESKO-s, si një nga trashëgimitë kulturore botërore dhe liqeni në të cilin gjendet ky qytet i vjetër.

Sipas gazetës, mundësia për zbulimin e Maqedonisë së panjohur deri më tani hapet me linjën e drejtpërdrejtë ajrore midis Londrës dhe Shkupit, kryeqytet i shtetit që e mban kompania për fluturime me buxhet të ulët “Vis Air”.

Mungesa e linjës ajrore të drejtpërdrejtë mes dy shteteve, deri më tani është theksuar si pengesa më e madhe për intensifikimin e bashkëpunimit turistik, si dhe për ardhjen e britanikëve në udhëtim apo për pushim në Maqedoni.

Përfaqësuesja e firmës “Tripaduiser”, Ema O’Bojl, ka thënë për “Daily Telegraph” se tashmë ka interes të madh për hulumtimin e Maqedonisë që, në krahasim me vitet e kaluara, është rritur për 48 për qind.

Në Britaninë e Madhe hulumtohet pas destinacioneve të ardhshme më të rëndësishme për udhëtime turistike, me ç’rast është përfshirë edhe Ballkani e, veçanërisht shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria, destinacione që deri para disa viteve nuk ishin përmendur as si opcione për udhëtim.

“Ne në „Tripaduaiser“ kemi njohuri për interes të rritur për shkuarje në vendet siç janë Maqedonia apo Ruanda, gjë që tregon se britanikët dalëngadalë po kthehen drejt diçkaje tjetër në zgjidhjen e destincionit për pushime që nuk kanë të bëjnë vetëm me plazhin dhe rrezitjen”, deklaroi për “Daily Telegraph”, Ema O’Bojl. (LajmeShqip.com)