Lajme Shqip Wednesday, 27 November 2013 20:06

Partia ultranacionaliste bullgare“Ataka” i kërkon parlamentit bullgar që “Strumica t`i kthehet Bullgarisë”.

Kjo kërkesë është bërë si kusht për mbështetjen e Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike. Deputetët e këtij formacioni politik kanë dorëzuar sot kërkesë që territoret e banuara me bullgarë në Serbi dhe Maqedoni të kthehen nën qeverisjen e Bullgarisë, transmetojnë lajmin mediat bullgare.

Partia “Ataka” ka theksuar se Marrëveshja e Paqes e Nejit e firmosur 94 vite më parë është jolegjitime, pasi atëherë i janë konfiskuar Bullgarisë pjesë të territorit të Krahinës Perëndimore, raporton albeu.

Kjo parti thekson se këto territore që sot janë në Maqedoni dhe Serbi duhet t`i kthehen Bullgarisë. Sipas “Ataka”, Maqedonia atëkohë nuk ka ekzistuar si subjekt, ndërsa Serbia nuk është trashëgimtare juridike e Mbretërisë Serbo Kroato Sllovene.

“Çështja duhet të zgjidhet para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së dheMaqedonia të nisë negociatat për anëtarësim”, theksoi Adrian Asenov, deputet i partisë “Ataka”.